Manchester United dhe Southampton nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e luajtur në “Teatrin e Ëndrrave”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 25-të të Premierligës.
Përkundër që nuk shënoi, sulmuesi shqiptar, Armando Broja pati një paraqitje mbresëlënëse. Talenti shqiptar ka qenë i rrezikshëm disa herë sidomos në duelet një për një.
Në fundin e lojës Maguire i bëri një ndërhyrje antisportive brenda zonës së penalltisë duke i shkelur këmbën me taka por gjyqtari nuk akordoi asgjë.
Megjithatë, në fund të takimit Broja u përgëzua për paraqitjen edhe nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Deri tani, Broja ka realizuar gjashtë gola në Premierligë dhe është 20-vjeçari që ka realizuar më së shumti gola këtë edicion në elitën e futbollit anglez