Ka përfunduar koha e rregullt në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Afrikës mes Kamerunit dhe Egjiptit, ku tani do të nevojiten vazhdimet për të përcaktuar finalistin e fundit të kësaj gare.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “d’Olembé”, Kameruni ka barazuar me rezultat 0:0 me Kombëtaren e Egjiptit, përcjell KosovaPress.
Gjatë gjithë ndeshjes të dy portierët kanë arritur të mbajnë portat e paprekura, ndërkaq Egjipti që nga minuta e 90’ gjendet me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me të kuq të Queiroz.
Tani do të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar finalistin e radhës së kësaj gare, ku në finale i pret Kombëtarja e Senegalit.
Rezultati pas kohës së rregullt është i barabartë 0:0.