Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, fitues do të dalin kandidatët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së. Berisha u shpreh i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha në këto zgjedhje mund të marrë vota vetëm nga të majtët, por jo nga demokratët.
“Nuk e ve njëri në diskutim që shumicën e ka PD dhe jo peng Basha. Do të marrë ca vota nga socialistët, po jo nga demokratët”, tha ai për Abc .
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse ndodh e kundërta, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë.