“Adios” Lazio! Vedat Muriqi drejt Spanjës, nesër pritet zyrtarizimi te Mallorca

by admin
Spread the love

Tashmë është gati e kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi që Vdeat Muriqi të quhet lojtari më i ri i Mallorcas. Lajmi i publikuar fillimisht nga gazetari shqiptar Arlind Sadiku, ka marrë mbështetje edhe nga mediat prestigjioze italiane dhe spanjolle.

Kështu, Muriqi ka zbarkuar në Mallorca dhe firmat në kontratë janë hedhur si nga dy klubet ashtu edhe nga sulmuesi shqiptar. Megjithatë, klubi spanjoll ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar mbi këtë marrëveshje.

Gjithçka pritet të ndodhë ditën e nesërme ku do të vijë edhe zyrtarizimi nga Mallorca. Nga ana tjetër, Vedat Muriqi do të përfitojë te Mallorca të njëjtën pagë që përfitonte edhe te Lazio, pra 42 mijë euro në javë. /oversport.tv

You may also like