Abissnet Superiore rikthehet të dielën, pas ndeshjeve të parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në program janë ndeshjet e fundit të fazës së dytë dhe dy prej tyre spikatin më shumë se të tjerat.
Java nis me Kastrioti-Vllaznia, për t’u pasuar me kryendeshjen e javës mes Tiranës e Kukësi. Bardheblutë do kërkojnë ta çojnë në nëntë pikë diferencën me verilindorët dhe më pas të presin lajme të tjera nga Laçi.
Kurbinasit e vendit të dytë presin Partizanin, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar. Të hënën janë në plan edhe dy ndeshje të tjera, Egnatia-Dinamo dhe Skënderbeu-Teuta. Programi për duelin e fundit mund të ndryshojë, për shkak të gjendjes së fushës në Korçë.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 18
E diel, më 30 janar
Ora 13:45 | Kastrioti-Vllaznia
Ora 16:45 | Tirana-Kukësi
E hënë, më 31 janar
Ora 13:45 | Laçi-Partizani
Ora 13:45 | Egnatia-Dinamo
Ora 16:45 | Skënderbeu-Teuta
/ oversport.tv