Julia Fox: Kam takuar miliarderë gjithë jetën, nuk është ajo arsyeja pse jam me Kanye

by admin
Spread the love

Julia Fox u është përgjigjur atyre që mendojnë se marrëdhënia e saj me Kanye West bazohet në “famë, fuqi dhe para”, duke zbuluar se takimi me burra të pasur nuk është diçka e madhe për të. “Njerëzit janë duke thënë: ‘Oh, ti je me të, vetëm për famën, për pushtetin, për paratë’. Zemër, unë jam takuar me miliarderë gjatë gjithë jetës sime, le ta pranojmë, është e vërtetë”, deklaroi Fox në episodin e fundit të podcast-it të saj “Forbidden Fruits”.

Ajo pranoi se dikur, kur ishte më e re e kërkonte vëmendjen, por tani e ka pa pasur nevojën e një lidhjeje të re.

“Shikoni filmin tim, lexoni librin tim. Kjo është më emocionuese sesa t’i mbani sytë mbi mua”, shtoi ajo.

Julia Fox dhe Kanye West kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë prej disa javësh dhe që atëherë vazhdojnë të jenë mes emrave më të komentuar në mediat rozë./revistawho.com

You may also like