Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh një ditë më parë se hyrja në selinë e PD-së do të bëhet me autorizim. Vendimi ka shkaktuar readimin edhe të demokratit Gent Strazimirit.
“Kush mendon se na kthen prapë këtu, në këtë shkretëtirë e zbrazëti, është më jashtë realitetit edhe se Ardian Dvorani me hetuesinë, gardën, oficerët dhe spiunët e Sigurimit në 1990…
KAQ!” shkruan ish-deputeti Genti Strazimiri.
Më 8 janar, opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare për të çliruar sipas tyre selinë e PD-së nga pengmarrja.