Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 7.188 testime, ndërsa janë regjistruar 1.375 raste të reja me Covid-19.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 217 pacientë të shëruar.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për Covid-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 pacientë të tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 28 dhjetor deri 2 janar. /SHENJA/