Spektakël në Stamford Bridge, Chelsea barazon 2-2 me Liverpool

by admin
Spread the love

Barazim spektakolar në “Stamford Bridge” mes Chelsea dhe Liverpool. Përballja e bukur përfundoi në barazim 2-2, rezultat që gëzoi Mnachester City, që kryeson i qetë Premier League.

Sadio Mane u ndëshkua me karton të verdhë pa kaluar 15 sekonda, rekord në 15 vitet e fundit në ishull. Gjithsesi, sulmuesi afrikan përfitoi nga një gafë e Rudiger dhe kaloi “The Reds” në avantazh në minutën e nëntë.

Pak më parë, Kelleher i mohoi golin amerikanit Pulisic. Liverpool vendosi sërish heshtjen në stadium në minutën e 26-të. Aksion me shumë pasime i djemve të Klopp, asist i bukur i Alexander-Arnold dhe finalizim fantastik i Momo Salah.


Top Channel

You may also like