Flet ish futbollisti jugosllav: Famlja ime erdhi nga Serbia në Tetovë, mbiemrat i kishim me “viq”, na i bënë me “ski”

by admin
Spread the love

“Famlja ime erdhi nga Serbia në Tetovë, mbiemrat i kishim me “viq”, na i bënë me “ski”, kështu ka deklarur futbollisti Boshko Gjurovski, tani trajner i klubit serb me emër “Crvena Zvezda” në intervistë për gazetën serbe Kurir.

“Mbiemri ynë i parë nga babai ka qenë Stojanoviq, kurse nga nëna Petroviq. Mbiemrin Stojanoviq e ka mbajtur gjyshi im Nikolla. Kur paraardhësit e mij erdhën në Maqedoni, atëherë ndodhën disa gjëra…, si ta sqaroj,… Ashti ishte në atë kohë… Tito dhe bashkëpunëtorët e tij bënin presion ndaj populatës të marin mbiemrin nga ndonjë paraardhës, dh në fund të shtohet –ski në vend të –viq. Kështu, gjyshi im quhej Gjuro dhe asokohe familja ime e pranoi mbiemrin Gjurovski sipas tij”, ka deklruar Gjurovski.

Ai është i lindur në fshatin Zhillçe të Tetovës, kurse storja e tij në rrethana të sotme është e rëndësishme, sepse paraqet rrëfim autentik si në kohën e krajlit serb, pjesët shqiptare të Maqedonisë së sotme të Veriut janë populluar me kolonë nga Serbia.

You may also like