VJENË, 11 prill /ATSH-DPA/ – Situata tashmë e rrezikshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhya të okupuar nga Rusia po përkeqësohet, deklaroi mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara.
”Sulmet me dronë në termocentral po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor”, deklaroi Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) me qendër në Vjenë.
Në një takim të posaçëm të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s, ai u kërkoi vendimmarrësve ushtarakë dhe komunitetit ndërkombëtar të përqëndrohen në reduktimin e armiqësive rreth objektit më të madh bërthamor të Evropës.
Përfaqësuesit e Moskës dhe Kievit, të pranishëm në takim, fajësuan edhe një herë njëri-tjetrin për sulmet.
Grossi, megjithatë, shmangu caktimin e fajit./ /os/