UASHINGTON, 9 prill /ATSH-ANSA/ – SHtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe riafirmojnë angazhimin për të mbështetur Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron.
Sekretari i Shtetit falënderoi Londrën për udhëheqjen e saj në ndihmën e Kievit që nga dita e parë.
”Ukraina ka nevojë për armë të reja tani”, nënvizoi Blinken.
Ai i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të miratojë ligjin e buxhetit të propozuar nga Joe Biden./ /os/