ROMË, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi riorganizime të reja të qeverisë së tij, pasi dje shkarkoi dy anëtarë të tjerë të Zyrës Presidenciale dhe katër këshilltarë.
“Ne vazhdojmë të rifreskojmë institucionet tona shtetërore”, deklaroi ai.
”Disa ndryshime janë bërë këtë javë dhe ka ende vendime të tjera që po përgatiten”, tha Zelensky në mesazhin e tij të zakonshëm të fundit të ditës.
Dy nënkryetarët e Zyrës Presidenciale të Ukrainës ishin shkarkuar më 29 mars.
”Po e bëjmë më efikas”, shpjegoi presidenti./ a.jor.