Matias Sule ishte i impenjuar mbrëmë me Argjentinën U-23, teksa shënoi një gol kryevepër kundër Meksikës. Sulmuesi i Frosinones, i huazuar nga Juventus, ka shënuar një gol që do të bëhet ikonik.
Në Argjentinë të rinjtë “italianë” bënë një shfaqje të madhe. Skuadra U-23 e Albiceleste në fakt u takua me Meksikën U23 dhe i mposhti ata falë goditjeve të dy lojtarëve të Serisë A: Beltran i Fiorentinas dhe Sule i Frosinones.
Sulmuesi i Violës shënoi një dygolësh për të sjellë rezultatin nga 2-2 në 4-2 për Argjentinën, ndërsa anësori i Juventusit shënoi një gol spektakolar, i cili mori duartrokitje nga turma dhe përdoruesit në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL