KAJRO, 21 mars /ATSH-ANSA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti qëndrimin e SHBA-së se një operacion i madh ushtarak izraelit në Rafah do të ishte “gabim”.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij egjiptian në Kajro, Blinken e quajti ofensivën e ardhshme tokësore në Rripin jugor “të panevojshme”.
“Ekziston një mënyrë më e mirë për t’u marrë me kërcënimin e vazhdueshëm të paraqitur nga Hamasi”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.
Në të njëjtën kohë, Blinken vlerësoi se një marrëveshje për armëpushim në Gaza është e “mundshme”, pasi distancat mes palëve po “tkurren”. //a.i/