BERLIN, 7 mars /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka vendosur të mos shpronësojë për momentin aksionet e kompanisë shtetërore ruse “Rosneft” në tre rafineri gjermane.
Synimi është që “Rosneft” të shesë vullnetarisht aksionet e saj, në veçanti pjesën më të madhe të aksioneve në rafinerinë e madhe PCK, e vendosur në qytetin lindor të Schwedt në kufirin me Poloninë, e cila furnizon me karburant pjesën më të madhe të Gjermanisë verilindore.
Dy degë gjermane të “Rosneft” zotërojnë një shumicë prej 54% të aksioneve në rafinerinë PCK. “Rosneft” gjithashtu ka aksione të pakicës në dy rafineri të tjera në shtetet jugore të Baden-Württemberg dhe Bavarisë.
Në total, grupi rus kontrollon kështu rreth 12% të kapacitetit gjerman të përpunimit të naftës bruto.//a.i/