AUSTIN, 29 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zjarri dramatik që po shkatërron Teksasin është tashmë më i madhi në historinë e shtetit dhe ka shkaktuar tashmë një viktimë, një grua 83-vjeçare në qytetin Stinnett.
Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Panhandle ku zjarri mund të përhapet shpejt me motin e nxehtë dhe me erën që pritet gjatë fundjavës.
Shërbimi Pyjor A&M i Teksasit shpjegoi se zjarri i quajtur Smokehouse Creek ka djegur tashmë mbi 400 mijë hektarë dhe është përhapur gjithashtu në 10 mijë hektarë të tjerë në Oklahoma.
Flakët u ndezën nga vapa anormale që theu të gjitha rekordet e ditëve të fundit. /os/