Eshtë publikuar një video dramatike e rënies në det të një avionit ushtarak F-35 menjëherë pas ngritjes nga aeroplanmbajtësja e Marinës Britanike, incident i ndodhur afro dy javë më parë.
Pamjet tregojnë pilotin e katapultuar përpara se avioni të rrëzohej në ujrat e Detin Mesdhe.
Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se është shumë herët për të komentuar videon dhe se po bëhen përpjekje për tërheqjen e aeroplanit, raporton BBC.
Videoja me sa duket është regjistruar nga një nga kamerat e vëzhgimit në aeroplanmbajtëse.
Kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar humbet një F-35, nga të cilët janë 24. /tesheshi.com/
🇬🇧 ⚡️⚡️Footage seems to have emerged of the F-35B ditching shortly after take-off from HMS Queen#UK #USA #F35 pic.twitter.com/38GCqAGTIA
— The RAGE X (@theragex) November 29, 2021