rënia në det e F-35 britanike – Shqip

by admin
Spread the love

Eshtë publikuar një video dramatike e rënies në det të një avionit ushtarak F-35 menjëherë pas ngritjes nga aeroplanmbajtësja e Marinës Britanike, incident i ndodhur afro  dy javë më parë.

Pamjet tregojnë pilotin e katapultuar përpara se avioni të rrëzohej në ujrat e Detin Mesdhe.

Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se është shumë herët për të komentuar videon dhe se po bëhen përpjekje për tërheqjen e aeroplanit, raporton BBC.

Videoja me sa duket është regjistruar nga një nga kamerat e vëzhgimit në aeroplanmbajtëse.

Kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar humbet një F-35, nga të cilët janë 24. /tesheshi.com/

You may also like