TEHERAN, 4 janar /ATSH-ANSA/ – ISIS ka marrë përgjegjësinë për masakrën e Kermanit.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për dy shpërthimet që vranë afro 100 njerëz dhe plagosën të tjerë dje në një ceremoni në Kerman, Iran, për të përkujtuar komandantin Qassem Soleimani, i cili u vra nga një dron amerikan në vitin 2020.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia britanike Reuters.
Shtetet e Bashkuara besojnë se ISIS qëndron pas sulmit në Kerman, Iran, raportoi New York Times, duke cituar katër zyrtarë amerikanë, bazuar në vlerësimet paraprake të inteligjencës. /os/