Ka startuar në orën 21:00, dueli mes Milanit dhe Kaljarit, i vlefshëm për raundi ne 1/8-ave të Kupës së Italisë.
Kuqezinjtë e Piolit vijnë me ndryshime të shumta në formacion, teksa nga minuta e parë aktivizohen 3 lojtarë nga ekipi i të rinjve, Jimenez, Simiç dhe Traore, teksa porta i është besuar 40-vjeçarit Mirante.
Vendin e titullarit gjithashtu e ka fituar në këtë përballje edhe talenti Romero, i cili do të kërkojë të lerë gjurmë për të fituar besimin e trajnerit. Ndërkohë në krahun tjetër, trajneri Ranieri nuk ka preferuar të bëjë ndryshime radikale në formacion, teksa shpreson të surprizojë kuqezinjtë.
LIVE: MILAN-KALJARI 3-0
Joviç 29′, 43′, Traore 50′
KOMENTI LIVE:
61′ Zëvendësim te Milani, largohet Kalabria vendin e tij e merr Florenci.
50′ GOOOOL MILAN 3-0/ Kuqezinjtë realizojnë sërish me talentin Çaka Traore! 19-vjeçari përfiton nga një rrëmujë brenda zonës, teksa në afërsi të pikës së penalltisë godet saktë duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
43′ GOOOOOL MILAN 2-0/ Kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë! Sërish Luka Joviç, pas shpërthimit spektakolar të Teo Hernandez, topi shkon te sulmuesi serb që nuk fal duke dyfishuar shifrat (VIDEO)
29′ GOOOOL MILAN 1-0/ Luka Joviç kalon në avantazh kuqezinjtë! Sulmuesi serb godet saktë me të majtën brenda zonës pas asist të Teo Hernandez (VIDEO)
8′ Kundërpërgjigjet Milani, me Joviç, i cili del i vetëm përballë portierit, por tentativa e serbit ndalet nga gardiani Radunoviç. (VIDEO)
4′ Pritje fantastike e Mirantes që i mohon golin e avantazhit Petanjës. Start mjaft i mirë për miqtë e Ranierit (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL