AMSTERDAM, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Holanda është gati të dërgojë 18 avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren.
Holanda kishte rënë dakord më parë të siguronte avionin për trajnimin e pilotëve ukrainas në Rumani.
Tani është vendosur zyrtarisht që F-16 të dorëzohen edhe në Ukrainë.
“Me këtë vendim, Holanda konfirmon angazhimin e saj për t’i ofruar Ukrainës mbështetjen që i nevojitet kundër agresionit të vazhdueshëm rus”, shkroi kryeministri Mark Rutte në X.
Pilotët ukrainas po trajnohen aktualisht në Rumani për të drejtuar avionë luftarakë. Në fund të trajnimit do të dorëzohen avionët.
Është e paqartë se kur Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionë luftarakë në zonën e luftës.
Trajnimi pritet të zgjasë disa muaj. Holanda, Danimarka dhe Norvegjia i kishin premtuar Ukrainës avionë F-16. /os/