Prisni pak, Alban Ramosaj sapo zbuloi titullin e këngës së Festivalit

by admin
Spread the love

Alban Ramosaj është një nga emrat e konfirmuar të Festivalit të Rtsh. I ftuar në “Jonida’s Room” në Vizion Plus, këngëtari ka thënë se e ka ëndërruar gjithnjë skenën e Eurovisionit. Nga ana tjetër në një pyetësor që ka bërë me Jonida Maliqin ai ka zbuluar padashje edhe titullin e këngës që mesa duket do të quhet “Thyej”…

Alban Ramosaj foli edhe për karrierën e tij muzikore, duke treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ka ngrënë shume thika nga kolegët e tij, ndërsa i ka bërë edhe një ftesë publikisht Jonida Maliqit për të bërë një duet sëbashku.

Ramosaj ka folur edhe për familjen e tij të madhe duke treguar se ai ka menduar të realizojë një reality me të gjitha bukuroshet e familjes së tij, por që deri tani s’është realizuar për shkak se të gjithë jetojnë jashtë shtetit./revistawho.com

You may also like