TEL AVIV, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Armëpushimi në luftën e Gazës mes Izraelit dhe organizatës islamike palestineze, Hamas do të zgjatet, deklaroi ushtria izraelite.
Njoftimi u publikua në platformën online X.
”Pauza operacionale do të vazhdojë në dritën e përpjekjeve të ndërmjetësuesve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe në përputhje me kushtet e kuadrit rregullator”, shkruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Gjatë sulmeve të paprecedentë të 7 tetorit, luftëtarët e Hamasit vranë rreth 1 200 persona në komunitetet kufitare izraelite pranë Gazës dhe rreth 240 u rrëmbyen dhe u mbajtën në brezin bregdetar.
Izraeli u përgjigj duke nisur bombardimet e tij më të rënda deri tani në Rripin e Gazës me popullsi të dendur dhe gjithashtu filloi një ofensivë tokësore në zonën bregdetare, ku Hamasi mori pushtetin me forcë në 2007./ /os/