Bayer Leverkusen ka vazhduar me formën e mirë këtë sezon.
Leverkusen arriti që pa problem ta mposht Werder Bremenin me rezultat 0:3, duke u rikthyer në vendin e parë në Bundesliga, shkruan lajmi.net.
Një autogol e Olivier Deman e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, derisa Jeremie Frimpong dyfishoi epërsinë e mysafirëve pak para përfundimit të pjesës së parë.
Alejandro Grimaldo e vulosi fitoren e Leverkusen, kur shënoi për rezultatin përfundimtar 0:3.
Në këtë ndeshja nga minuta e parë luajti Granit Xhaka, por ai u zëvendësua në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore Leverkusen merr vendin e parë me 32 pikë, kurse Werder Bremeni është në vendin e 12-të me 11 pikë. /Lajmi.net/