Shtëpia e familjes Astal në qytetin Khan Younis u shkatërrua në sulmet e reja ajrore nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.
Sulmi vrau 12 palestinezë që u larguan nga Gaza veriore. Ekipet e mbrojtjes civile dhe banorët lokalë janë në kërkim të njerëzve të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar të banimit.
Ka pasur edhe fëmijë që janë shpëtuar nën rrënoja. Mes tyre është edhe një vajzë e vogël me nënën e saj. Një video emocionale e shpëtimit është regjistruar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.
Palestinian girl pulled alive as rescuers dig rubble with bare hands in Gaza ⤵️ pic.twitter.com/MiVTMd5ccp
— Anadolu English (@anadoluagency) November 7, 2023