Gazmir Rraci: Dialogu teknik të përfundojë, t’i hap rrugë njohjes reciproke

by admin
Spread the love

Takimi i së mërkurën ndërmjet kryenegociatorëve
të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, po shihet si dialog teknik nga
ana e analistit politik, Gazmir Racit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se takime të tilla duhet të
përfundojnë sa më shpejt, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut për marrëveshje
me njohje reciproke.

Rraci për Ekonomia Online ka thënë se tema më
e rëndësishme se Asociacioni, është çështja e të pagjeturve dhe kthimi i
eshtrave të tyre.  

“Është mirë që palët po ritakohen përsëri
pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, është shumë e rëndësishme që Kosova të
insistojë që çështjet e dialogut teknik të përmbyllen sa më shpejt në mënyrë që
mos të humbet kohë më tutje dhe të fillohet pjesa e dialogut përfundimtar për
përmbylljen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Natyrisht që temat që vendosen për takim
për t’u diskutuar ato duhet të vendosen nëse kanë pajtim mes palëve. Unë mendoj
se janë disa elemente tjera shumë të rëndësishme sesa Asociacioni. Përmbyllja e
çështjes së të pagjeturve, kthimi i eshtrave që ende mbahen në Serbi, është
kruciale në këtë fazë, pa kthimin e tyre nuk do të duhej të bisedohej për tema
tjera. Natyrisht që tema të tjera teknike duhet të mbyllen sa më shpejt”,
u shpreh Rraci.

Teksa ka folur për kërkesat e Serbisë në
dialog, Rraci thotë se këto kanë ndryshuar varësisht prej tema të brendshme të
Serbisë. Thotë se në një kohë, Serbia ka kërkuar ndarjen e Kosovës pa e
përmendur fare çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë
serbe.

“Insistimi i Kosovës për çështjen e të pagjeturve duke që është një qëndrim i Kosovës që vazhdon ta mbajë fuqishëm në mënyrë që të ecim në tema të tjera, dhe tema tjera për Kosovën nuk janë shumë më të rëndësishme sesa çështja e të zhdukurve. Serbia kohë pas kohe ka pasur ndryshime në kërkesa. Në kohë nuk e ka përmendur fare themelimin e Asociacionit, një kohë ka qenë e koncentruar në ndarjen e Kosovës, ku për dy vite ka punuar në këtë drejtim, ndërsa tash sërish është rikhtyer në temën e Asociacionin”, u shpreh Rraci, teksa thotë se themelimi i asociacionit nuk është shumë i rëndësishëm për serbët.

You may also like