Ka mjaftuar një postim në Instagram ku shprehet se është krenare për vëllain e saj për të pushtuar zemrat e të gjithë interistëve.
Është Chiara Frattesi, motra e vogël e Davide Frattesit, që u transferua këtë verë me bujë tek Interi.
Chiara punon në industrinë e modës si modele dhe transferimi i vëllait në kryeqytetin e modës i ka pëlqyer jo vetëm për hapin cilësor që bëri në karrierë.
Fansat e saj po rriten ndjeshëm në Instagram dhe tendenca është të shtohen edhe më shumë.
Me format e saj perfekte ka çmendur ndjekësit e saj dhe jo vetëm, ndërsa faqet e para të mediave rozë janë mbushur me fotografitë e saj.
/oversport.tv