Olta dhe Dea thyejnë një nga rregullat kryesorë të Big Brother VIP. Ja për çfarë bëhet fjalë

by admin
Spread the love

Olta Gixhari dhe Dea Mishel, dy nga banoret e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania kanë thyer një nga rregullat kryesorë të këtij formati. Pas prime-t të së shtunës, dy vajzat janë futur në të njëjtin dush së bashku dhe kanë komunikuar me njëra-tjetrën pa mikrofona.

Video që po qarkullon së fundmi në rrjet ka marrë shumë komente edhe nga ndjekësit e këtij programi, të cilët e shohin si thyerje të rregullores këtë veprim dhe kanë kërkuar dënimin e dy banoreve.

Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim të tre së bashku, pasj u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.

Nga ky televotim, e pësoi Armaldo Kllogjeri, i cili u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania të shtunën e 18 marsit.

You may also like