Zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë një imperativ absolut për të gjithë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit u bisedua për situatën në Kosovë dhe pritjet nga dialogu me Serbinë, ndërsa është folur edhe për zhvillimet e fundit të ngjarjeve në rajon, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përcjell KlanM.

“Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, ashtu si më parë, në mënyrë aktive do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit rajonal për të siguruar paqen, stabilitetin dhe përparimin në rajon. Në këtë drejtim, presidenti theksoi se vendi ynë mbështet dialogun Beograd-Prishtinë për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar se zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit./KlanMacedonia

You may also like