Tahiri: Moska i ka thënë Beogradit se nuk duhet ta pranojë planin evropian (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetari Besnik Tahiri ka thënë se Moska zyrtare i ka thënë homologëve të tyre në Beograd, se nënshkrimi i planit evropian për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të ndodhë.

Tahiri tha se një mesazh i tillë është përcjellur nga ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

“Tri javët e fundit, Moska dhe Beogradi janë duke pësuar kriza në marrëdhëniet e tyre, për shkak se Rusia edhe zyrtarisht përmes ambasadorit Kharchenko, i ka thënë Serbisë se nuk do të duhej ta pranonte planin evropian dhe po ashtu kjo është baza e kundërshtimit të famshëm të Rusisë që e ka bërë më 2007 në bisedimet e Vjenës, kur thotë se Serbia në asnjë formë nuk guxon të nënshkruaj një marrëveshje të stilit të dy Gjermanive, për shkak se kjo i bjen njohje nëpërmjet një rruge dytësore, të pavarësisë së Kosovës, nga ana e Serbisë”, tha Tahiri në Rubikon të Shqip.

Tutje gazetari Tahiri tha se kryeministri Albin Kurti është duke pasur dilema nëse duhet ta nënshkruaj ose jo, planin evropian.

“Unë e pyeta Kurtin, ai është mjaft me dyshime, thotë se të hënën do të dihet çka dhe ku, ai ka shumë dilema nëse do të ketë një nënshkrim”, u shpreh Tahiri, i cili po ashtu tha se nëse Kurti e nënshkuan këtë plan, kjo do të thotë se ai pajtohet me planin e Ahtisarit.

 

You may also like