Shënon super gol dhe vulos “pokerin” e Lokomotiva Zagreb, Tuci kalon “thatësirën”

by admin
Spread the love

Sa i përket minutazhit që ka pasur në dispozicion, sulmuesi shqiptar i Lokomotiva Zagreb, Indrit Tuci nuk ka qenë në periudhën e tij më të mirë.

Megjithatë këtë të dielë në transfertën ndaj Sibenik, 22-vjeçari ka realizuar një super gol dhe vulosi “pokerin” për ekipin e tij, ndërsa kishte 14 minuta në fushën e lojës.

Sfida e vlefshme për raundin e 21-të të HNL u mbyll me rezultatin 0-4, me Tucin që u aktivizua në minutën e 71’ dhe gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 85’.

Kështu sulmuesi shqiptar rigjen kalon “thatësirën” dhe rigjen golin, pasi për herë të fundit i kishte shënuar Hajduk Split më 30 tetor, pra shënon pas më shumë se tre muajsh.


Top Channel

You may also like