Goditi Luizin, Vëllai i Madh skualifikon Kejvinën dhe e largon nga shtëpia përfundimisht

by admin
Spread the love

Kejvina Kthjella ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Vëllai i Madh ka vendosur ta skualifikojë modelen nga kjo aventurë, pas incidentit të ndodhur ditën e shtunë, ku ajo goditi me shuplakë një nga konkurrentët e këtij edicioni, Luizin.

Nga ky gjest i rëndë, asnjëri prej konkuurentëve nuk ka reaguar, teksa shumica i kanë dhënë të drejtë Kejvinës për veprimin e bërë. Ky moment u diskutua gjatë edhe mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother, me Arbana Osmanin, e cila i pyeti se pse nuk reaguan gjatë spektaklit.

Arbana: Pse nuk foli askush, kur ju pyeta se çfarë ndodhi?

Luizi: Ata nuk kishin çfarë thonin, pasi nuk e dinin që Kejvina do e bënte atë llloj veprimi. Kjo është arsyeja pse ata nuk reaguan.

Tea: Luiz ajo që the ti ishte shumë e rëndë.

Kejvina: Kishte dhunë verbale dhe psikologjike nga ana e Luizit. Unë nuk po justifikoj veprimin tim, sepse nuk është diçka për t’u bërë, por përpara aktit tim, djali në fjalë më ka dhunuar psikologjikisht dhe verbalisht. Çfarë donte ai? Donte këtë?

Si pasojë e këtij veprimi, Big Brother përjashtoi nga shtëpia Kejvina Kthjellën.

You may also like