“Qyteti mundet edhe pa transportuesit privatë”
“Kjo nuk është tema e konferëncës së sotme”.
Në media paraqitet rrallë edhe atëherë kur paraqitet refuzon të përgjigjet në të gjitha pyetjet. Kështu bëri edhe sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Ju faleminderit. Dërgoni pyetjet në email”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.
Qyteti i Shkupit mund të funksionojë edhe pa transportuesit privatë ndërsa fakti që askush nuk është paraqitur tek shpallja publike, sipas kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska flet shumë.
“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë, e organizojmë transportin publik. Bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për blerje të autobusëve të rinj ekologjik, diçka që është mbështetur edhe nga Këshillit për vitin e ardhshëm”, tha Arsovska.
Ndryshe Arsovska në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, paralajmëroi padi penale për fabrikën e çimentos “Titan Usje” për shkak se gjatë kontrollit inspektues është konstatuar se është tejkaluar kufiri i ndotjes së grimcave PM10, tre herë nga kufiri i lejuar.
“Gjatë matjeve të ajrit të ambientit në fabrikë janë vërejtur përqendrime të mëdha të grimcave të dëmshme, të cilat dukshëm kontribuojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit në Shkup”, u shpreh Arsovska.
Arsovska paralajmëroi përforcim të kontrolleve dhe rritje të efikasitetit të inspektoratit të qytetit./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta