PRAGË, 10 janar /ATSH-DPA/- Vetëm tre ditë përpara fillimit të zgjedhjeve presidenciale çeke, kandidati presidencial dhe ish-kryeministri, Andrej Babis zhvilloi sot një vizitë në Paris, ku u takua me presidentin francez,Emmanuel Macron.
“Takimi zgjati rreth 40 minuta, më interesonte mendimi i tij për t’i dhënë fund luftës luftës në Ukrainë dhe sigurisht zgjidhjen e krizës energjetike në Evropë. Ne diskutuam të gjitha temat aktuale dhe axhendën evropiane”, tha Babis në Twitter.
E përjavshmja çeke “Respekt” kritikoi takimin, duke thënë, cilado qoftë arsyeja, Macron po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale çeke me audiencën e tij.
Babis u lirua nga akuzat për mashtrim ku përfshiheshin subvencionet e BE-së, të hënën në një gjyq të profilit të lartë.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke është planifikuar të zhvillohet të premten dhe të shtunën.
Sipas agjencisë së sondazheve “Ipsos”, Babis pritet të marrë 28,6% të votave, por nuk do të arrijë një shumicë absolute, duke kërkuar kështu një balotazh.//a.i/