XHAKARTA, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën 56 njerëz u vranë dhe 700 u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 5,6 ballë të shkallës Rihter, që goditi afër kryeqytetit indonezian Xhakarta, deklaroi kreu i distriktit më të goditur.
Pamjet televizive treguan një shkatërrim të gjerë në qarkun më të goditur ”Cianjur”.
Shefi i qarkut të Cianjurit, Herman Suherman tha se ”numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet”.
“Disa zona janë ende të izoluara për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Viktimat e plagosura mbeten të patrajtuara në spitale sepse nuk ka mjaftueshëm punonjës shëndetësorë”, tha ai për televizionin lokal.
Suharyanto, kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, tha se ”shumica e viktimave u prekën nga mbeturinat e shtëpive të tyre të shembura”.
“Shumë njerëz vdiqën sepse shtëpitë e tyre nuk ishin në gjendje të përballonin tërmetin”, tha ai
Suharyanto tha se viktimat mund të kishin qenë shumë më të larta nëse tërmeti do të kishte ndodhur natën./ /os/