INDONEZI – 56 viktima dhe 700 të plagosur pas tërmetit 5,6 ballë Rihter

by admin
Spread the love

XHAKARTA, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën 56 njerëz u vranë dhe 700 u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 5,6 ballë të shkallës Rihter, që goditi afër kryeqytetit indonezian Xhakarta, deklaroi kreu i distriktit më të goditur.

Pamjet televizive treguan një shkatërrim të gjerë në qarkun më të goditur ”Cianjur”.

Shefi i qarkut të Cianjurit, Herman Suherman tha se ”numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet”.

“Disa zona janë ende të izoluara për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Viktimat e plagosura mbeten të patrajtuara në spitale sepse nuk ka mjaftueshëm punonjës shëndetësorë”, tha ai për televizionin lokal.

Suharyanto, kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, tha se ”shumica e viktimave u prekën nga mbeturinat e shtëpive të tyre të shembura”.

“Shumë njerëz vdiqën sepse shtëpitë e tyre nuk ishin në gjendje të përballonin tërmetin”, tha ai

Suharyanto tha se viktimat mund të kishin qenë shumë më të larta nëse tërmeti do të kishte ndodhur natën./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like