LONDER, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Boris Johnson është kthyen nga pushimet jashtë Britanisë për të planifikuar një përpjekje për t’u rikthyer si kryeministër në një lëvizje që ndau opinionin midis ligjvënësve konservatorë, përfshirë ish-aleatët e tij.
Johnson mbërriti në aeroportin Gatwick të Londrës në mëngjes me familjen e tij pasi ndërpreu pushimet në Republikën Domenikane pas dorëheqjes së detyruar të Liz Truss si kryeministre të enjten.
Transmetuesi Sky News fotografoi ish-kryeministrin dhe gruan e tij Carrie Johnson në një fluturim të British Airways gjatë natës duke u kthyer nga Karaibet me fëmijët e tyre.
Johnson më vonë përshëndeti shtypin e mbledhur jashtë daljes VIP të terminalit jugor, teksa po udhëtonte i vetëm drejt një Range Rover në pritje.
Aleatët e Johnson kanë thënë se ai është “gati”, por ai ka të ngjarë të kundërshtojë ish-kancelarin e tij Rishi Sunak, dorëheqja e të cilit ishte çelësi për largimin e Johnson nga Downing Street këtë verë, si dhe udhëheqësen e Dhomës së Komunave Penny Mordaunt. /os/