UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-DPA/- Agjencia hapsinore NASA ka konfirmuar se ata kanë ndryshuar me sukses orbitën e një asteroidi.
Kjo është hera e parë që një objekti qiellor i ndryshohet lëvizja nga njerëzit.
Sipas NASA-s, ”The Double Asteroid Redirection Test” ishte misioni i parë në përpjekje për të lëvizur një objekt të rrezikshëm.
Gjithsesi, agjencia shtoi se misioni është një testim dhe se asnjë asteroid nuk po e kërcënon Tokën.
Shkencëtarja Lori Glaze shtoi se ”për herë të parë njerëzimi ka mundur të ndryshojë orbitën e një trupi planetar”.
”Ky mision tregon se NASA është gati të përballojë gjithçka që vjen nga universi”, deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson.
NASA krijoj zyrën e koordinimit të mbrojtjes planetare në vitin 2016 për të mundësuar zbulimin e hershëm të objekteve të mëdha hapësinore që mund të kërcënojnë Tokën.
Astronomët nuk kanë deklaruar për prezencë të këtyre trupave hapësinorë, por një asteroid i cili besohet të ketë rënë në Tokë, 66 milion vjet më parë në Meksikë, dyshohet të ketë ketë çuar në zhdukjen e dinozaurëve./ /as/