Profesori i gjimnazit “Sami Frashëri”,
Ibush Llapashtica po e konsideron fillimin e vitit të ri shkallor si ditë të veçantë.
Ai i tha Shqip se mësimi
i filluar një muaj me vonesë është humbje e madhe. Llapashtica shprehet i
bindur se me ndihmën e nxënësve do të mundohen ta kompensojnë boshllëkun.
“Sot ka filluar dita e parë, jo e
tetorit, por e shtatorit. Besoj që kjo ditë ka qenë ditë e veçantë për nxënësit
dhe për ne, sepse kemi humbur shumë dhe për ne me më rendësi ka qenë me 1
shtator të filloj jo me 3 tetor”.
“Këtë kohë të kaluar besoj që do
ta kompensojmë atë mungesë të asaj kohe e cila në një farë forme zor do të kompensohet,
por me ndihmën e nxënësve do të arrijmë ta kompensojmë këtë boshllëk që ka
mbetur”, tha Llapashtica.
LEXONI EDHE: