Cagliari mendon që të blejë në merkaton e janarit Mario Balotellin. Sipas “Quotidiano Nazionale”, sulmuesi italian nuk është ambientuar te Sion dhe vetëm pas një muaji në Zvicër nën urdhrat e teknikut Tramezzani, po mediton rikthimin e radhës në Itali.
Kjo situatë ka tërhequr interesin konkret të klubit sard, që synon të bëjë të vetin Balotellin në janar për të përforcuar repartin e avancuar, pasi synohet rikthimi në Serie A.
Për momentin nuk ka akoma asnjë kontakt zyrtar mes klubeve për ish-sulmuesin e Milanit dhe Interit, por në janar mund të ketë diçka konkrete, pasi lojtari nuk do të qëndrojë më në Zvicër dhe tundohet nga një rikthim në Itali. / Oversport.tv
Foto: FC Sion, Facebook