ANKARA, 10 shtator /ATSH-AA/- Pesë anije të tjera me grurë janë nisur nga portet e Ukrainës, sipas marrëveshjes së Stambollit për eksportin e grurit, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
“Sot në mëngjes nga portet e Ukrainës janë nisur 5 anije të tjera me grurë”, tha ministria.
Më tej, ministria tha se është planifikuar edhe kontrolli për nisjen e 12 anijeve të tjera.
Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u bllokuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja u krijua në Stamboll për të mbikëqyrur dërgesat e grurit.//a.i/