Futbolli në Oversport dhe Tibo nuk pushon, ndërsa këtë të hënë do të keni mundësi të ndiqni tre sfidat që ulin siparin e javës së pestë të Serie A. Në fushë do të zbresin sot Monza përballë Atalantës, Salernitana ndaj Empolit dhe Torino-Lecce.
Monza-Atalanta dhe Salernitana-Empoli do të startojnë në orën 18:30. Për Empolin pritet ta startojë nga minuta e parë dyshja e shqiptarëve, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.
Sfida midis Torinos dhe Lecces do të startojë në orën 20:45. Torino kërkon me ngulm të fitojë këtë takim dhe të hedhë pas krahëve humbjen ndaj Atalantës. Një fitore për ekipin e Juric do të konfirmonte gjithashtu edhe startin e mirë të këtij sezoni. /oversport.tv