Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nesër do ta vizitojë Kosovën, që shënon edhe vizitë e tij të parë zyrtare këtu.
Takimin e parë Begaj do ta bëjë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani do ta presë homologun e saj me ceremonitë më të larta shtetërore, duke filluar nga ora 10:00.
Takimin e dytë Begaj do ta zhvilloi me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca nga ora 12:15, ndërkaq nga ora 13:00 do të fillojë takimi i Begajt me kryeministrin Albin Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Presidenti shqiptar do të zhvilloi takim edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai do të takohet edhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR, pastaj do të takohet edhe kryetarin e Prizrenit dhe do ta vizitojë Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Begaj vizitën në Kosovë do ta shfrytëzojë edhe për të bvërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe tek varrezat e Familjes Jashari si dhe do të bëjë vizitë edhe në shtëpinë muze të Familjes Jashari.
Agjenda e plotë:
10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.
10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.
10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.
10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.
11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.
11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.
12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.
13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh. T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.
15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.
16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.
E martë, 16 gusht 2022
Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.