BRUKSEL, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Fillimi i dërgesave të grurit nga porti ukrainas i Detit të Zi, Odesa, është hapi i parë drejt zbutjes së krizës globale të ushqimit, tha një zëdhënës i BE-së.
“Ne presim me padurim zbatimin e të gjithë marrëveshjes dhe rifillimin e eksporteve ukrainase për klientët në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Çështjeve të Jashtme të BE, Peter Stano.
Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje së bashku me Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Turqinë për të eksportuar grurin nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, duke i dhënë fund bllokadës një mujore ruse.
Të dy vendet ishin furnizuesit kryesorë të produkteve ushqimore në mbarë botën përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, në shkurt./ a.jor.