BRUKSEL – BE përshëndet dërgesat e para të grurit në Ukrainë për të lehtësuar krizën globale të ushqimit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Fillimi i dërgesave të grurit nga porti ukrainas i Detit të Zi, Odesa, është hapi i parë drejt zbutjes së krizës globale të ushqimit, tha një zëdhënës i BE-së.

“Ne presim me padurim zbatimin e të gjithë marrëveshjes dhe rifillimin e eksporteve ukrainase për klientët në mbarë botën”, tha zëdhënësi i Çështjeve të Jashtme të BE, Peter Stano.

Ukraina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje së bashku me Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Turqinë për të eksportuar grurin nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, duke i dhënë fund bllokadës një mujore ruse.

Të dy vendet ishin furnizuesit kryesorë të produkteve ushqimore në mbarë botën përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, në shkurt./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakLigji i spiunëve të ish-Sigurimit të Shteti, PD nismë për dekomunistizimin

You may also like