Verstappen “mbret” edhe në Hungari/ Mercedes në pod, Ferrari gabon sërish strategji

by admin
Spread the love

Sot u zhvillua Çmimi i Madh i Hungarisë, aty ku dominoi kampioni i botës në fuqi. Piloti i skuderisë Red Bull regjistroi fitoren e tetë në 13 gara të zhvilluara, duke u afruar me titullin e dytë botëror.

Podi u kompletua nga dy pilotët e Mercedesit. Lewis Hamilton u rendit në vend të dytë, ndërkohë që britaniku George Russell, i cili siguroi “pole position” një ditë më parë, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.

Shqip shkruan se Verstappen rrezikoi shumë në xhiron e 42-të. Holandezi u shfaq në vështirësi dhe humbi disa marshe, por ia doli të rigjente ritmin e duhur.

Xhirot e para u dominuan nga Russell, më pas e mori kryesimin Charles Leclerc, por skuderia Ferrari aplikoi sërish një strategji të gabuar me gomat.


Top Channel

You may also like