9 golat e pësuar nuk kapërdihen, vjen shkarkimi i parë në Premier

by admin
Spread the love

Scott Parker është trajneri i parë që shkarkohet në këtë sezon të Premier League. Drejtuesit e Bournemouth të pakënaqur nga rezultatet e skuadrës në këto javë të para të kampionatit kanë vendosur që të bëjnë një ndryshim në stol.

3 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak, por duket se 9 golat e pësuar në ndeshjen e fundit kundër Liverpool kanë qenë fatale për teknikun 41-vjeçar.

Parker ishte arkitekti i rikthimit të Bournemouth në Premier sezonin e kaluar, por tashmë në stolin e skuadrës do të ulet Gary O’Neil, si trajner i përkohshëm. / Oversport.tv

Foto: afcb.co.uk

You may also like