82% e të vdekurve nga koronavirusi nuk kanë qenë të vaksinuar

by admin
Spread the love

Dje u regjistruan 417 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 329 pacientë të shëruara.

Momentalisht në vend 6.576 raste active me Covid-19. Në tre muajt e fundit, 73% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa te të hospitalizuarit kjo përqindje është 75 dhe 82 te të vdekurit.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë diagnostifikuar gjithsej 201.708 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.024 pacientë janë shëruar dhe 7.108 persona kanë humbur jetën.

 

Në periudhën nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 45.621 raste me coronavirus, prej të cilëve 12.375 persona ose 27% kanë qenë të vaksinuar plotësisht.

You may also like