8-vjeçarja ofendohet në rrjetet sociale, Kylian Mbappe i del në mbrojtje

by admin
Spread the love

Një vajzë 8-vjeçare e quajtur Camille, e cila vuan nga sindroma VACTRL dhe është kritikuar pasi i ka dërguar një video mesazh Kylian Mbappe duke i kërkuar që ai të qëndrojë te PSG.

Një mesazh i tillë është kritikuar tifozët të shumë skuadrave të tjera.

“Të lutem, qëndro te PSG dhe na bë të ëndërrojmë për një kohë të gjatë… Ne të duam” shprehej 8-vjeçarja në një video-mesazh për idhullin e saj.

Reagimi i lojtarit ishte i shpejtë, duke e mbrojtur menjëherë vajzën. “Unë gjithashtu të uroj një vit të ri sa më të lumtur, Kamila ime e vogël. Vazhdo lufto ashtu siç ti bën, je duke na mësuar të gjithve një mësim për jetën. Dhuna nëpër komente ndaj një fëmije…Ne vërtet kemi arritur fundin. Ne duhet të logjikojmë pak” u shpreh sulmuesi francez.

You may also like